0030 210 33 18 483

Argjentina, finalistja e parë, pas fitores kundër Kroacisë

TV TRIBUNA 14 Dhjetor 2022

Argjentina kaloi sot në finalen e Kampionatit Botëror të futbollit, Katar 2022, pas fitores kundër Kroacisë me rezultatin 3-0, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 2-0, fillimisht me golin e Mesit (34′), pas gjuajtjes së një penalltie.

Vetëm pas pesë minutash, Alvarez (39′) dyfishoi rezultatin, pas një inkursioni nga mesfusha deri në portën e mbrojtur nga Livakoviç.

Në pjesën e parë, kroatët nuk gjuajtën asnjëherë në portën e mbrojtur nga Martinez.

Në pjesën e dytë, argjentinasit shënuan edhe golin e tretë me Alvarez (69′), pas një pasimi të Mesit bremda zonës së rreptësisë.

Argjentina do të ndeshet në finale, më 18 dhjetor (16:00h), me fituesin e ndeshjes së nesërme mes Francës dhe Marokut, që do të zhvillohet në orën 20:00.

Ndërkohë, Kroacia do të ndeshet për vendin e tretë me humbësin e ndeshjes së sipërcituar, më 17 dhjetor..

Ndaje me miqte