0030 210 33 18 483

Argjentina gjysmëfinalistja e dytë pas fitores kundër Holandës

ATSH 09 Dhjetor 2022

DOHA, 9 dhjetor /ATSH-AFP/ – Argjentina e bë gjysmëfinalistja e dytë pas fitores kundër Holandës me penallti.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me fitoren e argjentinasve, të cilët shënuan pas një sulmi të shpejtë me anë të Molinas (35′). Vlen për t’u përmendur se holandezët nuk gjuajtën asnjëherë në portën argjentinase gjatë kësaj pjese.

Në pjesën e dytë argjentinasit thelluan avantazhin me anë të një penalltie nga ana e Messit (73′).

Kur gjithçka dukej e mbyllur, holandezët, gjithmonë me një disiplinë taktike për t’u admiruar, shënuan dy herë me anë të Weghorst (83′) dhe (90’+11′), i cili zëvendësoi Depay.

Shtesa prej 30 minutash nuk solli asgjë të re.

Gjuajtjet e penalltive nxorën fituese Argjentinën (4-3).

Ndaje me miqte