0030 210 33 18 483

Argjentina, kampione e botës në finalen e pambarimtë kundër Francës

ATSH 19 Dhjetor 2022

DOHA, 18 dhjetor /ATSH/ – Argjentina u shpall sot kampione e botës në futboll, pasi fitoi me penallti kundër Francës (4-2).

Rezultati final i ndeshjes ishte 3-3.

Pjesa e parë e lojës foli e gjitha në favor të Argjentinës, e cila kaloi dy herë në avantazh, fillimisht me Mesin me penallti (23′) dhe më pas me Di Marian (36′).

Në pjesën e dytë, kur gjithçka mendohej e mbyllur, shfaqet Mbappe me dy gola (80p’) dhe (81′).

Shtesa pati sërish emocione, me dy gola respektivë, fillimisht 3-2 për Argjentinën (Messi 109′) dhe pastaj 3-3 me Mbappe (118′).

Penalltitë u mbyllën 4-2 për Argjentinën, që u shpall kampione e botës.

Ndaje me miqte