0030 210 33 18 483

Argjentina, Sampaoli lë jashtë Icardi-n

Tribuna TV 22 Maj 2018

Golshënuesi më i mirë i Serie A, Mauro Icardi (Inter), është lënë jashtë listës së përfaqësueses së Argjentinës për Botërorin 2018.

Icardi ishte në listën paraprake me 35 lojtarë, por mungon nga lista përfundimtare që u shpall të hënën.

Sampaoli ka përzgjedhur katër sulmues: Ilonel Messi, Paulo Dybala, Sergio Aguero, Gonzales Higuain, çka do të thotë se nuk kishte vend për Icardin, i cili shënoi 29 gola në sezonin që sapo u mbyll në Itali.

Një tjetër surprizë e Sampaolit ishte përzgjedhja e mbrojtësit të Torinos Cristian Ansaldi. Ky i fundit nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Argjentinën, pasi 5 bdeshjet që luajti në formacionin bazë ishin miqësore, e fundit prej të cilave katër vjet më parë!...

“Vendosa të marr Ansaldin, sepse është një mbrojtës që mund të luajë në të dy anët e fushës”, tha Sampaoli për gazetarët.

Portierë: Sergio Romero (Manchester United), Wilfredo Caballero (Chelsea), Franco Armani (River Plate).

Mbrojtës: Gabriel Mercado (Sevilla), Cristian Ansaldi (Torino), Eduardo Salvio (Benfica), Javier Mascherano (Hebei China Fortune), Nicolas Otamendi (Manchester City), Federica Fazio (Roma), Marcos Rojo (Manchester United), Nicolas Tagliafico (Ajax), Marcos Acuna (Sporting CP).

Mesfushorë: Manuel Lanzini (West Ham), Maximiliano Meza (Independiente), Lucas Biglia (Milan), Ever Banega (Sevilla), Giovani Lo Celso (Paris Saint-Germain), Angel Di Maria (Paris Saint-Germain), Cristian Pavon (Boca Juniors).

Sulmues: Paulo Dybala (Juventus), Lionel Messi (Barcelona), Sergio Aguero (Manchester City), Gonzalo Higuain (Juventus).

Ndaje me miqte