0030 210 33 18 483

Argjentinasit: “Një minutë heshtje për Mbappe”...

TV TRIBUNA 19 Dhjetor 2022

"Një minutë heshtje për Mbappe”, bërtitën në kor lojtarët e Argjentinës mbrëmjen e 18 dhjetorit 2022.

N[ë një video të publikuar në rrjetet sociale, lojtarët e “Albiselestes” festojnë në dhomën e zhveshjes duke kënduar rreth një tryeze ku kanë vendosur trofeun.

Në një moment bërtasin “Një minutë heshtje”, me protagonist portierin Emiliano Martinez, i cili gjatë finales bëri shumë pritje decizive me më të rëndësishme atë të minutës 120 përballë Kolo Muani-së.

“Për Mbappe!”, dëgjohet të bërtasë Martinez, në vijim të thirrjes për një minutë heshtje.

Duket se portieri argjentinas mori shpagim ndaj asit francez për deklaratën e Mbappe-së në muajin maj se “futbolli i Amerikës Latine nuk është kaq i avancuar sa ai i Europës”...

Ndaje me miqte