0030 210 33 18 483

Arratisje e mirorganizuar?...

Tribuna TV 10 Maj 2018

Paraditen e të enjtes kanë dalë në dritë detaje të reja për arratisjen e katër të burgosurve shqiptarë nga Porti i Pireut. Portali “zougla.gr”, citon një dëshmitar okular që ndodhej në daljen E3 të portit. Ai informoi njësitin e policisë se dy personat që po kërkonin, hipën në dy makina të tipit “van” që po i prisnin në një rrugicë aty pranë.

Kjo dëshmi përmbys versionin se arratisja ndodhi spontanisht, pasi krijon dyshime të forta se ata e kishin planifikuar dhe organizuar arratisjen që më përpara, gjatë qëndrimit në burgun e Koridalosit.

Një tjetër fakt lidhet me momentin kur një prej policëve (nga tetë që shoqëronin 11 të burgosurit), hapi portën e furgonit që të zbrisnin të dënuarit. Ky polic u sulmua nga ata të katër që kishin arritur t’i hiqnin që më parë prangat nga duart. Çka do të thotë se ata kishin me vete një send që e përdorën për të shkyçur prangat dhe ishin gati që të arratiseshin.

Ndaje me miqte