Arrestohen mbi 700 persona të dyshuar për lidhje me imamin Gylen
ATSH
12 Shkurt 2019
ANKARA, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Të paktën 729 persona të dyshur për lidhje me imamin Fethullah Gylen, i akuzuar nga Ankaraja për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit në korrik të 2016, u arrestuan sot në Turqi, njoftoi prokuroria e Ankarasë.
‘’Janë kryer 729 arrestime’’, deklaroi prokuroria, e cila u dërgoi në mëngjes autoriteteve lokale të 75 nga 81 provincave të Turqisë emrat e 1 112 persona të dyshuar për lidhje me vëllazërinë gyleniste.
Agjencia shtetërore e lajmeve ‘’Anadolu’’ raportoi më herët për 641 arrestime.
Prokuroria njoftoi më herët se ka dërguar listën në lidhje me një hetim mbi rrjedhjen e tezës së një provimi për pranimin në polici në 2010, ku akuzohet rrjeti gylenist.
Ndaje me miqte