0030 210 33 18 483

Arrestohet shqiptari, akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 13-vjeçares rome

Tribuna TV 06 Qershor 2018

Policia greke vazhdon kërkimet për gjetjen dhe kapjen e personit që shtiu kundër një grupi romes, me rezultat plagosjen për vdekje të një vajze 13 vjeçare. Të mërkurën, u arrestua një shtetas shqiptar, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë vrasje.

Është fjala për një 40 vjeçar shqiptar, i cili drejtonte automjetin me të cilin autori i vrasjes mbërriti në kampin e romëve.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të hënës. Tregtari i mishit Paraskevas Kontojorgos, 34 vjeç dhe punonjësi i tij shqiptar po shkonin në shtëpinë e të parit. Makina e tyre, po ecte me shpejtësi pranë kampit të romëve, të cilët protestuan dhe iu kanosën.

Ata të dy u larguan, por pas pak u kthyen sërish dhe kësaj here Kontjorgos ishte i armatosur. Nisi të shtinte kundër romëve me armën e gjahut dhe saçmet plagosën në qafë vajzën e vogël, e cila vdiq në spital nga hemorragjia.

Në një atmosferë të tensionuar, të mërkurën u zhvillua ceremonia e varrimit të vajzës së vogël.

Pjesëtarë të komunitetit rom bllokuan rrugën automobilistike që lidh Amfisan me Lamian.

Situata mbeti e rënduar deri në momentin që familja e 13 vjeçares u mundësoi zjarrfikësve që të ndërhynin e të shuanin flakët.

Megjithatë romët kërcënojnë se do të marrin shpagim.

Ndaje me miqte