0030 210 33 18 483

Arrestohet shqiptari, solli 3 kallasha në Greqi

Tribuna TV 06 Maj 2018

Një shtetas shqiptar është arrestuar ndërsa po ecte në mënyrë të dyshimtë në rrethinat e fshatit Asproklisi të Thesprotisë.

Sipas komunikatës së policisë, 30 vjeçari që thuhet se është nga Berati, pranoi se kishte futur në territorin grek dhe kishte fshehur aty afër, 3 armë të tipit Kallashnikov, 3 krehra dhe 42 fishekë të kalibrit 7,62 mm.

Të arrestuarit iu gjetën dhe u sekuestruan 1 telefon celular, 60 euro dhe 100 dollarë amerikanë.
 

Ndaje me miqte