0030 210 33 18 483

Arrin në 20 numri i të vdekurve prej tërmetit

TV Tribuna 26 Nentor 2019

BIlanci tragjik i tërmetit të sotëm vazhdion në rritje.

Deri në orët e para të mbrëmjes, zyrtarisht ishte komunikuar për 20 të vdekur. Prej tyre, 12 janë në Durrës, në një pallat të shembur brenda qytetit, në një hotel në zonën e Plazhit, në një vilë në zonën e Kënetës dhe në zonën e Konvaleshencës po në pjesën e plazhit. Ndërsa 7 persona, 2 gra të moshuara, dhe pesë persona të tjerë, mes të cilëve dhe një fëmijë, janë gjetur në rrënojat e tre pallateve të shembur në Thumanë. Një person ndërkohë mësohet se ka humbur jetën në Kurbin.

Ndaje me miqte