0030 210 33 18 483

Arrin në 46 numri i të vdekurve. Pritet të rritet edhe më...

TV TRIBUNA 02 Mars 2023

Në 46 ka shkuar numri verifikuar i personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të 28 shkurtit, siç konfirmoi zyrtarisht të enjten zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Vasilis Vathrakojanis.

Zëdhënësi sqaroi se kjo shifër u korrespondon kufomave që kanë nxjerrë ekipet e zjarrfikësve.

Mirëpo konsiderohet e sigurt se bilanci përfundimtar do të jetë më i lartë dhe shifra e saktë do të deklarohet pasi të finalizohen kërkimet në të gjithë vagonat dhe të kryhet edhe procedura e identifikimit përmes testit ADN.

Siç tha zëdhënësi, forcat zjarrfikëse po operojnë në vagonin restorant i cili, për shkak të fuqisë së madhe të përplasjes ka përfunduar poshtë vagonit të parë të klasit të dytë.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës tha se nga ai vagon, paraditen e të enjtes u nxorrën 7 kufoma të karbonizuara.

Ndaje me miqte