“Bayern Munich” dhe “FC Barcelona” njoftuan se kanë arritur një marrëveshje për transferimin e mesfushorit kilian Arturo Vidal.
“Marrëveshja me Arturo Vidal është për tre sezonet e ardhshme, pas vizitave mjekësore që do të zhvillohen në ditët në vijim”, theksoi klubi katalanas në faqen e tij të internetit, ndërkohë që shuma e transferimit ende nuk është bërë e ditur.
Nga ana e tij, “Bayern Munich” konfirmoi largimin e mesfushorit të tij të talentuar, që është 31 vjeç, në profilin “Twittetr”.
Me ekipin bavarez, Vidal ka fituar tre tituj kampion Gjermanie, një Kupë dhe dy Superkupa të Gjermanisë.