0030 210 33 18 483

Asgjësohet grupi i trafikantëve shqiptarë, sekuestrohen 112 kg kanabis

Tribuna TV 23 Prill 2018

Policia greke thotë se ka asgjësuar një grup të trafikut të drogës, të përbërë tërësisht nga shtetas shqiptarë.

Katër prej tyre janë arrestuar në një zonë të Kavalas, në Greqinë veriore, ndërsa po tentonin t’u dorëzonin agjentëve të antidrogës, që u paraqitën si blerës, një sasi të madhe kanabisi.

Policia sekuestroi kanabisin me peshë 111,9 kg, të ambalazhuar në 18 paketa.

U sekuestruan edhe dy automjete, si dhe 7 telefona celularë.

Nga hetimet rezultoi se pjesëtarë të këtij rrjeti ishin dhe katër shtetas të tjerë shqiptarë, që aktualisht vuajnë në burgje të ndryshme të Greqisë dënime që lidhen me narkotikët.

Ndaje me miqte