0030 210 33 18 483

Athinë, ndërprerje e qarkullimit në qendër, për shkak të punimeve

TV TRIBUNA 04 Nentor 2019

Në disa rrugë kryesore të qendrës së Athinës do të kryhen punime duke filluar nga e hëna dhe si rezultat do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve gjatë orëve të natës.

Drejtuesit e Periferisë së Atikës, bashkë me njoftimin, kërkojnë ndjesë nga qytetarët, për telashet e pashmangshme që do t’u shkaktojnë.

Në programin e punimeve për mirëmbajtjen e asfaltit përfshihen  rrugët:

VASILISIS OLGAS, ARDITTOU, YMITTOU, PATISION, 3 SEPTEMVRIOU, AKADEMIAS, HARILAOU TRIKOUPI, ARISTEIDOU, ASKLIPIOU, EURIPIDOU, ZOODOHOU PIGIS, SOLONOS, SOFOKLEOUS, AMERIKIS, NIKIS, VOULIS.

Punimet do të kryhen gjatë orëve të natës, dhe konkretisht në harkun kohor 23,00 – 06,00.

Periferia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë durim, të zbatojnë sinjalistikën provizore dhe udhëzimet e policëve të trafikut, si dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë kalimit nga pikat e punimeve, duke ndjekur sinjalistikën e vendosur për këtë rast.

Ndaje me miqte