0030 210 33 18 483

Athinë, transporti publik vazhdon grevën të enjten

Tribuna TV 30 Maj 2018

Një ditë pas grevës së të mërkurës, mjetet e transportit publik do të vazhdojnë ndërprerjet e punës edhe të enjten, e disa prej tyre për 24 orë.

Kështu, autobusat urbanë dhe trolejt nuk do të funksionojnë gjatë gjithë ditës së enjte.

Në grevë do të përfshihen edhe autobusat Express që shërbejnë në linjën e Aeroportit ndërkombëtar të Athinës.

Puna do të ndërpritet edhe në linjat e metrosë, ku trenat do të funksionojnë vetëm nga ora 09,00 deri në 21,00.

Nga ana tjetër, do të funksionojnë normalisht trenat elektrikë dhe tramvajet.
 

Ndaje me miqte