Autoriteti zgjedhor urdhëron ripërsëritjen e zgjedhjeve lokale në Stamboll
ATSH
06 Maj 2019
ANKARA, 6 maj /ATSH-AFP/ – Komisioni Qendror Zgjedhor i Turqisë (YSK) urdhëroi sot organizimin e një procesi të ri zgjedhor për bashkinë e Stambollit, në përgjigje të një kërkese të partisë së presidentit, Recep Tayyip Erdogan i cili kundërshtonte fitoren e opozitës në zgjedhjet në fund të marsit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ”Anadolu”.
”Partia AKP parashtroi kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja pas denoncimit të parregullsive, që sipas saj ndryshuan rezultatin e votimit më 31 mars. Zgjedhjet në Stamboll do të ripërsëriten’’, u shpreh me anë të një postimi në Twitter përfaqësuesi i AKP-së pranë YSK-së, Recep Ozel.
Vendimi i anulimit të zgjedhjeve dhe urdhri për mbajtjen e një votimi të ri u mor pas një takimi të YSK –së në Ankara.
Në këto zgjedhje, kandidati i disa partive opozitare, Ekrem Imamoglu fitoi ndaj atij të AKP-së, ish-kryeministri Binali Yildirim, me më pak se 15 000 vota më shumë, një numër shumë i ulët në raport me shkallën e megapolit turk.
Ndaje me miqte