0030 210 33 18 483

Aviacioni Civil: Të miturit deri 17 vjeç udhëtojnë me self test të 24 orëve të fundit

TV TRIBUNA 10 Nentor 2021

Të miturit e moshës 4-17 vjeç mund të udhëtojnë me avion në linjat e brendshme duke paraqitur selt test të kryer 24 orë para fluturimit, ka përcaktuar në Notam-in e ri shërbimi grek i aviacionit civil.

Në lidhje me Notamet e mëparshme për fluturimet e brendshme, është ndryshuar limiti i moshës për pasagjerët e mitur, nga 4-11 vjeç që ishte.

Pra, tani ky limit ka shkuar te 17 vjeç.

Sa u përket masave të tjera, mbeten në fuqi masat e njoftuara më herët.

Ndaje me miqte