0030 210 33 18 483

Avokati Pavllo Sota kandidon për postin e Këshilltarit të Bashkisë së Athinës

Juli Ndriko

06 Tetor 2023

Pavllo Sota, një avokat i shquar me njohuri të thella në fushën ligjore dhe me përkushtim ndaj komunitetit shqiptar dhe grek, ka marrë vendimin e guximshëm të kandidojë për postin e Këshilltarit të Bashkisë së Athinës në zgjedhjet vendore të 8 tetorit 2023 në Greqi.

 

Me një vizion të qartë dhe një angazhim të përhershëm në luftën kundër padrejtësisë dhe përmbushjen e interesave të komuniteteve të ndryshme, ai është gati të përfaqësojë dhe të mbrojë nevojat e qytetarëve të bashkisë.

 

Bashkëpunimi i Pavllo Sotës dhe Haris Dhukas, kandidatit për postin e kryetarit të Bashkisë së Athinës, sjell një kombinim të fortë, një ekip të përgjegjshëm me kompetenca në vizionin e tyre. Ata angazhohen për të trajtuar çështje të rëndësishme që kërkojnë zgjidhje praktike, duke i dhënë prioritet mirëqenies sociale me inovacion dhe përkushtim të vërtetë.

 

Pavllo Sota njihet për integritetin dhe përkushtimin e tij ndaj drejtësisë dhe demokracisë. Ai është një ndër avokatët më të respektuar në vend dhe gëzon një reputacion të ndërtuar mbi punën e tij të palodhur dhe ndikimin e tij pozitiv në shoqëri. 

 

Suksese, Pavllo Sota!

Ndaje me miqte