0030 210 33 18 483

Avramopoulos: "Disa liderë europianë duan që të kthehet Europa në të kaluarën e errët"?

Tribuna TV 05 Korrik 2018

"E kuptoj se disa shtete anëtare i nënshtrohen një presioni të madh për shkak të krizës së refugjatëve”, deklaroi komisioneri europian për çështjet e brendshme dhe emigracionin, Dimitris Avramopoulos. 

“Disa liderë në BE dëshirojnë që Europa të kthehet në të kaluarën e errët të saj”, theksoi Abramopoulos në intervistë për agjencinë Bloomberg dhe shtoi:

“Kanë harruar se si ishte Europa para 60 vjetësh”.

“Kjo çështje e tejkalon emigracionin. Lidhet me vlerat themelore të Bashkimit Europian”, nënvizoi komisioneri.

“Të gjithë besonin para tre vjetësh se kriza ekonomike vinte në rrezik projektin europian. Por ajo që e rrezikon është kriza e refugjatëve. Përse? Sepse ka impakt të drejtëpërdrejtë në parimet dhe vlerat themelore, mbi të cilat u ndërtua projekti europian”, vuri në dukje Avramopulos.

Ndaje me miqte