0030 210 33 18 483

Avramopulos: Europa nuk duhet të bëhet kështjellë për emigrantët

Tribuna TV 28 Qershor 2018

Nuk duhet kurrë të lejojmë që Europa të bëhet kështjellë, sepse kjo do të na izolonte, ka deklaruar komisioneri për çështjet e brendshme, emigracionin dhe nënshtetësinë, Dimitris Avramopulos, në një intervistë për gazetën gjermane  Agsburger Allgemeine.

Avramopulos ka shtuar se synimi duhet të jetë reduktimi i migracionit klandestin dhe luftimi i trafikantëve.

“Solidariteti dhe përgjegjshmëria nuk janë vetëm fjalë të bukura. Janë parimet mbi të cilat u ndërtua Bashkimi Europian dhe të cilat përbëjnë këtë union”, ka theksuar komisioneri grek.

I pyetur mbi mendimin që të krijohen qendra tranzitimi apo pritjeje në vende të treta, në Afrikë apo Ballkan dhe nëse kjo është një “zgjidhje humane”, Avramopulos përgjigjet:

“Më lejoni që të jem shumë i qartë: Nuk do të jeni burgje të tipit Guandanamo. Kjo ndalohet nga historia dhe qytetërimi ynë. Ajo që po diskutohet aktualisht është mundësia që të transportohen refugjatët e shpëtuar-nga deti- edhe në vende jashtë BE-së. Ata që meritojnë mbrojtje do të mundej pastaj të kalonin në Europë. Gjithë ata që nuk nevojiten mbrojtje do të kthehen në vendet e tyre të origjinës”.

Ndaje me miqte