0030 210 33 18 483

Azerbajxhani dhe Armenia pajtohen për armëpushim në Nagorno Karabak

RFE/RL 10 Tetor 2020

Azerbajxhani dhe Armenia janë pajtuar për një armëpushim dhe për bisedime “thelbësore” të paqes, që kanë për qëllim dhënien fund të luftimeve të fundit në Nagorno Karabak, luftimet më të ashpra që janë zhvilluar viteve të fundit.

Njoftimi për armëpushim vjen pas 12 orësh bisedimesh në Moskë, të ndërmjetësuara nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, me homologët e tij nga Azerbajxhani dhe Armenia.

Marrëveshja e armëpushimit, që hyri në fuqi mesditën e 10 tetorit, do të lejojë shkëmbimin e të burgosurve dhe të trupave të vrarë në luftimet e dy javëve të fundit në dhe përreth Nagorno Krabakut.

Qindra ushtarë dhe një numër i civilëve besohet se janë vrarë gjatë luftimeve.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq do të ndërmjetësojë bisedimet, tha Lavrov. Palët kanë thënë se bisedimet do të jenë “bisedime thelbësore që kanë për qëllim arritjen e një zgjidhjeje paqësore sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Ndaje me miqte