0030 210 33 18 483

Bankat ruse përjashtohen nga SWIFT

ATSH 27 Shkurt 2022

BRUKSEL, 27 shkurt /ATSH-DPA/-Gjermania dhe aleatët e saj perëndimorë kanë vendosur të përjashtojnë nga SWIFT, një sistem transferimi ndërkombëtar që përdoret për kryerjen e pagesave bankare, institucionet bankare ruse, sipas zëdhënësit të qeverisë Steffen Hebestreit.

“Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që një numër i caktuar bankash ruse të hiqen nga SWIFT”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Kjo do të sigurojë që këto banka të shkëputen nga sistemi financiar ndërkombëtar duke dëmtuar aftësinë e tyre për të operuar globalisht”, shtoi ajo.

“Të gjitha këto masa do të dëmtojnë ndjeshëm aftësinë e Putinit për të financuar luftën e tij dhe ato do të kenë një ndikim të rëndë gërryes në ekonominë e tij. Putini është futur në një rrugë që synon të shkatërrojë Ukrainën, por ai gjithashtu është duke shkatërruar të ardhmen e vendit të tij”, tha ajo.

Ndaje me miqte