0030 210 33 18 483

Barcelona nuk dorëzohet për Pogba-në

Tribuna TV 10 Gusht 2018

Edhe pse merkatoja angleze është mbyllur për blerjet, në Spanjë vazhdohet të flitet për një ardhje të mundshme të Paul Pogba tek “Barcelona” e ish-mikut dhe shokut të skuadrës Vidal, shkruan faqja në internet “SportMediaset”.

Në fakt, sipas gazetës sportive “Mundo Deportivo”, katalanasit nuk janë dorëzuar ende për mesfushorin francez.

Megjithatë duket e vështirë që “Manchester United” ta lërë të ikë tani që nuk mundet të gjejë një zëvendësuar.

Me sa duket Pogba kërkon të largohet me çdo kusht nga “Djajtë e Kuq” dhe të mbyllë kështu edhe marrëdhënien e tij jo të mirë me trajnerin Mourinho.

Dhe pikërisht këtë element është duke shfrytëzuar Barça. Katalanasit, vazhdojnë të mbajnë kontakte me agjentin e Pogba, Mino Raiola, ndërsa “Juventusi” qëndron në dritare duke vëzhguar me vëmendje si do të përfundojë ky operacion.

Ndaje me miqte