Basha: Beteja e PD-së, t"??i japim fund tranzicionit
ATSH
11 Korrik 2019
TIRANË, 11 korrik /ATSH – I. Vata/ – “Beteja e PD-së për të bërë realitet ndryshimin që i jep fund tranzicionit”, ka deklaruar sot kryetari i PD-së Lulzim Basha në takim me strukturat e Partisë Demokratike në Selenicë.
Duke e konsideruar të pavlefshëm, antikushtetues dhe antiligjor farsën e 30 Qershorit, Basha tha se “kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës”.
Basha tha se demokratët duhet t’i shërbejnë mesazhit më të madh që dha 30 Qershori, 85% e shqiptarëve refuzojnë këtë regjim dhe duan ndryshimin.
“Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar”. Ne nuk jemi në betejë për karriget tona”, – shtoi Basha,
Në Selenicë, Basha vuri në dukje rëndësinë jetike për të qenë pranë qytetarëve në çdo kohë.
“Fokusi kryesor duhet të jetë tek biznesi i vogël për t’i shpjeguar atij ndryshimin që vjen me qeverisjen e vendit nga PD për ringritjen e tyre përmes uljes së taksave dhe sjelljes së administratës tatimore”, theksoi ai.
Po ashtu Basha solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD për biznesin e vogël.
“Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit, 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël.Ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër, Ulje deri në 20% e çmimit të energjisë”, tha ai.
Ndaje me miqte