0030 210 33 18 483

Basha dhe Mavraj gati për derbin e Selanikut Aris - PAOK

20 Tetor 2018

Të dielën në Greqi do të luhet “derbi i zjarrtë” i Selanikut mes “Paokut” dhe “Arisit” (ERT1, ora 19,00). Te skuadra e “Arisit” bëjnë pjesë edhe dy lojtarë të kombëtares shqiptare Migjen Basha dhe Mërgim Mavraj.

Te skuadra e Aris janë të gëzuar që dy shqiptarët kanë kryer dje stërvitje. Një ditë më parë, Migjen Basha dhe Mërgim Mavraj nuk ishin në dispozicion të trajnerit të “Arisit”, edhe pse me arsye të ndryshme.

Mbrojtësi i kombëtares ka lënë pas një gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa për mesfushorin dita e djeshme ka qenë prova se mund të kryejë pjesën dërrmuese të seancës stërvitore.

Pas dëmtimit ndaj Izraelit, Basha ishte në dyshim, por, me sa duket, tek “Aris” janë të gëzuar që mesfushori, një nga pikat e referimit në këtë start sezoni, të mund të jetë i gatshëm për derbin në fundjavë ndaj “PAOK”-ut. Mesfushori kuqezi u dëmtua në gju në fundin e pjesës së parë ndaj Izraelit.

Ndaje me miqte