Basha: Do vendosim fashën mbrojtëse për energjinë, 100 milionë euro në vit për bujqësinë
ATSH
05 Mars 2021
Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me qytetarë dhe biznese në njësinë Nr. 9 në Tiranë ku prezantoi edhe prioritetet e programit sikurse planin për rritjen e pensioneve dhe fashën mbrojtëse për pagesën e energjisë.
Basha tha se, “ne do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin e rritjes së normës së inflacionit dhe jo më pak se 5 %, e para. E dyta, do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kW/h e parë për muaj. E treta, rimbursimi do të bëhet sipas diagnozës, që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të paguar ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë, se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri”.
Sipas Bashës, situata do të ndryshojë pas 25 prillit. “Në 25 prill kemi ditën e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë Dhe pastaj keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do t’i bëjmë realitet”, tha ai.
Gjatë takimeve, Basha tha se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ishte, aty ku ishte.
Ndaje me miqte