0030 210 33 18 483

Basha në Thumanë: Qytetarët të ruajnë qetësinë

ATSH 26 Nentor 2019

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në Thumanë, ku raportohet se ka shumë dëme nga tërmeti si dhe janë konfirmuar edhe 2 viktima.

Basha ka mbërritur tek pallatet e shembura në Thumanë ku u takua me banorë të zonës. Basha i ka inkurajuar qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe forcat e rendit të bëjnë maksimumin.
Basha ndau me banorët dhimbjen për viktimat nga tërmeti, që ishte tragjik për disa familje në Thumanë dhe Durrës.

Ndaje me miqte