Basha: Shqiptarët varfërohen çdo ditë nga korrupsioni
ATSH
14 Shtator 2018
TIRANË,14 shtator /ATSH- I. Vata/ – “Shqiptarët varfërohen çdo ditë nga korrupsioni i qeverisë Rama”, shprehet kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kryetari i PD-së Basha shton se “korrupsioni i qeverisë “Rama” po na varfëron çdo ditë. 1 në 3 tendera është dhënë pa garë”.
Duke iu referuar statistikave ndër vite për tenderat pa garë nga Ministria e Financave, Basha shton se “sipas grafikut në vitin 2014 ishin 47 milion euro, ndërsa në vitin 2017 shkon në 70 milionë euro”.
Po ashtu Basha akuzon qeverinë se shpenzon para nga buxheti i shtetit për luks qeveritar. “229 milionë euro kanë shkuar për luks qeveritare”, thekson ai.
Gjithashtu, Basha pohon se “sa më gjatë kjo qeveri aq më shumë korrupsion, aq më i varfër populli”.
Ndaje me miqte