0030 210 33 18 483

Bayern kërkon të zëvendësojë Lewandowskin me Dybalan, gati 100 milionë euro

Tribuna TV 04 Maj 2018

Sulmuesi polak i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, duket gjithnjë e më larg planeve të bavarezëve për sezonin e ardhshëm dhe pritet largimi i tij në merkaton e verës.

Për këtë Bayern Munchen duket i gatshëm të hidhet në veprim për të siguruar shërbimet e Paulo Dybala.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, sulmuesi argjentinas është një nga më të shquarit në Europë, teksa ka shënuar 21 gola në 30 ndeshje të Serie A këtë sezon. E një asist për gjigantët bavarezë vjen edhe nga fakti se, Juventusi e ka kthyer në normë shitjen e lojtarëve më të mirë në gjirin e tij, gjithnjë nëse vjen një ofertë e parefuzueshme.

Për këtë arsye, Bayern do të tentojë me një ofertë prej 100 milionë eurosh, një shifër rekord për ekipin nga Bundesliga, duke besuar se do të mjaftojë për t’i rrëmbyer lojtarin “Zonjës së vjetër”.

Për argjentinasin interesohet edhe Atletico Madrid, me finalistët e Europa League që kanë pranuar largimin e yllit të tyre, Antoine Griezmann, për te Barcelona sezonin e ardhshëm.

Ndërsa Franck Ribery dhe Arjen Robben pritet të vazhdojnë kontratat për të paktën edhe një vit dhe Bayern Munchen është duke parë lojtarë për t’i zëvendësuar ata me kalimin e kohës.

Bayerni tashmë ka transferuar një lojtar që mund të luajë kohë pas kohe në rolin e Ribery, ai është gjermani i talentuar i Schalke, Leon Goretzka.

Ndaje me miqte