0030 210 33 18 483

Bayern, nuk u stërvit Ribery

Tribuna TV 17 Shtator 2018

Stërvitja e të hënës e Bayern Mynihut që po përgatitet për ballafaqimin e të mërkurës në fushën e Benfikës, është zhvilluar pa pjesëmarrjen e Franc Ribery-së.

Asi francez i bavarezëve po vuan nga probleme në stomak dhe aktivizimi i tij në ndeshjen kundër “shqiponjave të Lisbonës”, është në pikëpyetje.

Në anën tjetër, Arjen Robben që shënoi në fitoren 3-1 ndaj Leverkusenit të shtunën, ka ndjekur një program individual stërvitjeje dhe aktivizimi i tij do të vendoset nga traineri Niko Kovac.

Ndaje me miqte