BE masa paraprake për Brexit
ATSH
19 Dhjetor 2018
BRUKSEL, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Komisioni Europian pritet të prezantojë planin e tij të emergjencës për Brexit për të minimizuar përçarjet në disa fusha kryesore në rast se Britania e Madhe e lë Bashkimin Europian, marsin e ardhshëm, pa një marrëveshje.
Ky veprim vjen nga një pasiguri më e lartë nëse kryeministrja britanike Theresa May do të arrijë të sigurojë miratimin parlamentar për një marrëveshje Brexit me Brukselin.
Londra do të largohet nga BE pas 110 ditësh, pikërisht më 29 mars 2019.
”Masat e propozuara të Komisionit pritet të mbulojnë fushat prioritare ku një Brexit pa marrëveshje do të kishte një ndikim të madh mbi njerëzit dhe bizneset, siç janë të drejtat e qytetarëve, udhëtimet ajrore dhe shërbimet financiare”, sipas një dokumenti fillestar të lëshuar muajin e kaluar.
“Çdo masë e paparashikuar do të merret vetëm në zona të kufizuara ku ato janë të domosdoshme për të mbrojtur interesat vitale të BE”, tha në atë kohë komisioni.
Ato do të ishin të përkohshme, të kufizuara dhe të miratuara në mënyrë të njëanshme nga blloku.
Ekzekutivi i BE gjithashtu inkurajoi shtetet anëtare në nëntor për të marrë një “qasje bujare” për qytetarët britanikë që jetojnë në vendet e tyre.
Ndaje me miqte