0030 210 33 18 483

BE mbyll kufijtë për qytetarët nga vendet e treta

TV Tribuna 19 Mars 2020

Vendet anëtare të Bashkimit Europian vendosën që të ndalojnë për një periudhë 30 ditore hyrjet në territorin e tyre të qytetarëve nga vendet e treta, në një përpjekje për të kufizuar shtrirjen e Koronavirusit SARS-CoV-2.
Vendimi u muar gjatë një telekonference të liderëve të shteteve anëtare.
Ndërsa kufijtë e jashtëm do të mbyllen, në kufijtë e brendshëm do të krijohen korridore të qarkullimit të shpejtë, për lëvizjen e mallrave.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula van der Leyen, në konferencën për shtyp pas përfundimit të punimeve, tha se i përket çdo vendi anëtar që të mbyllë kufijtë për qytetarët nga vende të treta.
"Armiku është virusi dhe tani duhet të bëjmë ç'është e mundur për të mbrojtur njerëzit tanë dhe ekonomitë tona. Jemi të gatshëm të bëjmë çfarë kërkohet. nuk do të ngurrojmë të marrim masa shtesë", tha zonja van der Leyen.
"Koronavirusi është një shock i jashtëm që po godet gjithë botën. Kurrrë nuk të kaluarën nuk u përballëm me diçka të tillë", shtoi.
presidentja e Komisionit Europian dërgoi edhe një mesazh optimist, teksa tha se një kompani europiane parashikon se do të mundë të kjetë gati vaksinën kundër Koronavirusit të ri "deri në vjeshtë".
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha nga ana e saj se Gjermania do të zbatojë menjëherë vendimin që morën liderët e BE-së. "Do të ketë disa përjashtime, që do të kenë të bëjnë me qytetarë nga vende të treta që kanë leje qëndrimi në BE, apo ata që duhet të kalojnë për shkak të një nevoje emergjente, p.sh., që të paraqiten në gjyq apo të marrin pjesë në një varrim", shpjegoi kancelarja gjermane.
Komisioni Europian gjithashtu do të koordinojë kthimin e qytetarëve europianë që janë bllokuar jashtë vendeve të tyre, për shkak të kufizimeve të shumta dhe ndalimit të qarkullimit që janë vendosur nga shtete të ndryshme.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se samiti i ardhshëm i BE-së që ishte programuar për më 26 dhe 27 mars në Bruksel, do të zëvendësohet me një telekonferencë, por nuk sqaroi se kur saktësisht do të zhvillohet.
 

Ndaje me miqte