BE miraton reformën për të drejtën e autorit
ATSH
15 Prill 2019
BRUKSEL, 15 prill /ATSH-AFP/ – Reforma e diskutueshme europiane për të drejtën e autorit u miratua në mënyrë përfundimtare sot me votimin e fundit të ministrave të BE-së në Luksemburg, faza finale pas më shumë se dy viteve procedura.
Kjo fazë e fundit pritej të ishte një formalitet pas negociatash shumë të vështira për këtë reformë.
Gjashtë shtete gjithsesi votuan kundër, sipas një burimi europian.
Italia, Finlanda, Suedia, Luksemburgu, Polonia dhe Holanda.
Një pakicë, megjithëse e pamjaftueshme për të bllokuar tekstin.
Në një komunikatë të Këshillit të Bashkimit Europian, ministri rumun Valer Daniel Breaz, vendi i së cilit mban presidencën e radhës, vlerësoi një tekst të ekuilibruar, që krijon mundësi të shumta për sektorët kreativë europianë, të cilët do të avancojnë dhe reflektojnë më së miri diversitetin tonë kulturor dhe vlerat e tjera të përbashkëta europiane, por gjithashtu edhe për përdoruesit, pasi liria e shprehjes në internet do të garantohet.
Ndaje me miqte