BE: Progres në koordinimin e kufizimeve të udhëtimeve
ATSH
07 Tetor 2020
Vendet e BE-së kanë bërë përparime në koordinimin e kufizimeve të tyre pandemike të udhëtimit, tha sot një eurodiplomat.
“Sipas një propozimi kompromisi nga vendi i presidencës aktuale të BE-së, Gjermania, shtetet anëtare mund të bien dakord për një hartë të përbashkët, ku rajonet do të shënohen me të gjelbër, portokalli ose të kuqe, në varësi të intensitetit të transmetimit të COVID-19”, sqaroi burimi.
Sipas propozimit, vendet e BE-së nuk do të vendosnin më kufizime udhëtimi për rajonet e gjelbërta me shkallë të ulët infeksioni.
Sidoqoftë, ata mund të hartojnë rregullat e tyre mbi udhëtimet, karantinat dhe testet e virusit për rajonet portokalli ose të kuqe.
Nëse arrihet një marrëveshje të premten, drafti i propozuar mund të miratohet nga ministrat e Çeshtjeve Europiane të Bllokut të martën.
Ndaje me miqte