0030 210 33 18 483

Benzema: Kërkon t’ia kalojë dy herë Lewandowskit

TV TRIBUNA 25 Prill 2022

Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema shkon në ndeshjen e të martës kundër Manchester United-it (gjysmëfinalja e parë e Champions League), me perspektivën që ta lejë ... dy herë mbrapa Robert Lewandowskin:

Fillimisht duke e larguar nga kreu i golashënuesve të sezonit aktual të kompeticionit më madhor të futbollit të klubeve në planet.

Benzema, me 12 gola këtë sezon të UCL, ka vetëm një gol më pak nga Lewandowski, por që nuk mund të vazhdojë, pasi  Bayerni u skualifikua.

Benzame i ka të gjitha shanset që të dalë golshënuesi më i mirë i sezonit, pasi jashtë loje ka dalë edhe i treti në listë, Haller (11 gola) i Ajax-it, që gjithashtu mbeti në “16”-she...

Mohamed Salah, që është i katërti në listë dhe vazhdon me turneun e gjysmëfinaleve (të martën Liverpool-i ndeshet me Villarealin), ka të paktën teorikisht shanset që të konkurrojë Benzema-në.

Sulmuesi francez ka mundësi ta kalojë Lewandowskin edhe në renditjen historike të golshënuesve më të mirë të Champions League (duke filluar nga sezoni 1992-1993).

Polaku i Bayernit ka shënuar 86 gola, ndërsa Benzema 83.

Ndaje me miqte