Kryetari i Partisë Demokratike dhe Aleancës “Shqipëria Madhështore” theksoi në një takim me fermerët në Elbasan, se në programin e Aleancës parashikohet pesëfishimi i subvencioneve për fermerët.
“Ne, vijmë në këtë takim me ju, pasi në 12 vite fermat tuaja, prodhimet tuaja, mundi juaj, ka njohur vështirësi të mëdha, humbje të ndjeshme, rrokullisje serioze. Sot, po të shkojmë në dyqanet e Elbasanit, të Tiranës dhe kudo, 80% të produkteve prodhohen në Shumadi, në Banat, prodhohen jashtë Shqipërisë. Sot, sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, që është një sektor bazë, në të cilin punësohen rreth gjysmë milioni shqiptarë, është një sektor për të mos thënë krejtësisht, por pothuajse krejtësisht i braktisur nga kjo qeveri. Ky sektor i jep vendit 90% të prodhimit të brendshëm. Ky sektor financohet vetëm 0.5% të prodhimit të brendshëm”, tha Berisha.
“Ju nuk jeni më pak punëtorë se sa fermerët e Maqedonisë, të Kosovës, apo të Serbisë, ose të Malit të Zi. Jo, ju jeni shumë punëtorë. Dhe sigurisht, ju doni që fermat tuaja, serrat tuaja, stallat tuaja, të ecin përpara, t’u begatojnë, të pasurohen. Por, kjo nuk ndodh. Sepse, me politikën që ndoqi kjo qeveri, ishte një politikë shkatërrimtare. Hapi kufijtë, doganat për prodhimet e Serbisë, Maqedonisë, fermerë të të cilave, subvencionohen nga 5 gjer 8 herë më shumë se ju.
“Pra, në qoftë se ju merrni 100 euro subvencion, fermeri në Maqedoninë e Veriut merr 500 euro subvencion, fermeri në Kosovë merr 400 euro subvencion, fermeri në Serbi merr 700 ose 800 euro subvencion. Ky është realiteti. Kjo është e vërteta! Ndodh që ju nuk konkurroni dot në tregje, sepse ai e ka të subvencionuar çmimin, dhe fëmijët tuaj largohen ëpr të ndërtuar ëndrrën e tyre, jo në Elbasan, jo në Shqipëri, po për ta ndërtuar në Itali, Greqi dhe në vende tjera”, tha Berisha.
“Përveç kësaj, pra përveç subvencioneve që i keni 4 herë më të ulëta se Kosova, 5 herë më të ulëta se Maqedonia e Veriut, 7 ose 8 herë më të ulëta se Serbia, dhe prisni. Kjo është aktuale.
Po, po të marrësh investimet që ata kanë bërë në tokë përpara, del të paktën 1 me 10. Kosova sot, dhe jo vetëm Kosova, por Maqedonia, Serbia, kanë një nga sistemet vaditëse më bashkëkohore, dhe e trashëguan atë nga Jugosllavia”, tha Berisha.
“Në programin tonë, ne kemi vendosur. Një. Të pesëfishojmë subvencionin për ju. Të kapim vendet që kemi përreth. Nuk them të kapim Francën dhe Gjermaninë, por Maqedoninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi. Ndaj dhe, fondi do të shkojë në 230 milionë euro subvencione. Ua them unë, ju jap fjalën. Prandaj jam këtu sot unë”, përfundoi Berisha.