0030 210 33 18 483

BERZH do të investojë këtë vit në Greqi deri 600 milionë euro

Tribuna TV 27 Mars 2018

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të kërkojë nga bordi i vet që të zgjasë edhe pesë vjet të tjerë misionin në Greqi, deklaroi presidenti i BERZH, Suma Chakrabarti. “Jam i sigurt se ky miratim do të jepet”, i deklaroi agjencisë Reuters z. Chakrabarti, i cili të martën në mesditë u prit në Athinë nga kryeministri grek, Aleksis Tsipras.

Presidenti i BERZH i tha agjencisë Reuters se vatëm gjatë vitit në vazhdim Banka do të avancojë në investime me vlerë 400 – 600 milionë euro në Greqi.

“Greqia është aktualisht tregu i pestë më i madh për bankën tonë nga 37 vendet.  Duam të përfshihemi në sa më shumë programe të ketë mundësi, në sektorë si turizmi, pasuria e patundshme dhe burimet e rinovueshme të energjisë, por edhe në sektorë inovatorë, si agrobiznesi dhe programe të tjera të energjisë së gjelbër deri në vitin 2020. Me zgjatjen e afatit të misionit, banka do të mundë të bëjë më shumë me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në të gjithë Greqinë”, theksoi presidenti i BERZH.

Në takimin me kryeministrin Tsipras biseda u fokusua në rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë, si dhe në investimet e BERZH.

Shefi i qeverisë vendase nënvizoi përfitimet e ekonomisë greke nga aktivizimi i BERZH-it në Greqi, ndërsa shprehu besimin se zgjatja e afatit të qëndrimit të misionit do të ndihmojë në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik.

Nga ana e vet, Suma Chakrabarti vuri në dukje se investimet e BERZH në Greqi vitet e fundit kanë arritur në 2,5 miliardë euro, ndërsa bëri të njohur vendimin që banka të hapë një filial të vetin në Selanik që do të merret me financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Ndaje me miqte