Betohet qeveria greke, fillon punë menjëherë
TV TRIBUNA
09 Korrik 2019
Menjëherë pas betimit, ministrat e rinj të qeverisë greke kanë shkuar për të marrë në dorëzim postet e tyre.
Vullneti i kryeministrit Mitsotakis është që qeveria të vihet shpejt në lëvizje dhe me eficencë maksimale, për të përcjellë mesazhin se vendi ndodhet në një fazë normaliteti.
Mbledhjen e parë në selinë kryeministrore Mitsotakis e ka bërë me drejtuesit e ministrisë së financave.
Ministrit të ri, Christos Staikouras, 45 vjeç, pedagog universitetit, i duhet të ruajë ekuilibrin ndërmjet situatës financiare të vendit dhe premtimeve elektorale të kryeministrit Mitsotakis.
Në ministrinë e jashtme është emëruar Nikos Dendias, një nga figurat më të spikatura të partisë, që ka shërbyer si ministër i drejtësisë, i rendit publik dhe i mbrojtjes në qeveritë e mëparshme të demokracisë së Re.
Dendias e merr detyrën në një periudhë mjaft të vështirë për marrëdhëniet greko-turke.
Kabineti qeveritar përbëhet nga 17 ministri dhe ka 51 anëtarë, ministra e zëvendësministra dhe sekretarë shteti.
21 pjesëtarë të qeverisë merren për herë të parë me politikë, ndërsa dy prej tyre vijnë nga radhët e PASOK-ut.
Ndaje me miqte