Biden: 600 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
ATSH
26 Shkurt 2022
UASHINGTON, 26 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden ka nënshkruar një memorandum për të ofruar deri në 600 milionë dollarë “ndihmë të menjëhershme ushtarake” për Ukrainën.
Lëvizja vjen pasi forcat ruse përparuan më tej në kryeqytetin ukrainas në orët e para të së shtunës.
Urdhri detyron sekretarin e Shtetit, Antony Blinken që të ofrojë “ndihmë të menjëhershme ushtarake për Ukrainën” deri në 250 milionë dollarë “ndihmë pa marrë parasysh asnjë dispozitë të ligjit”.
”350 milionë dollarë të tjera u ndanë në artikujt dhe shërbimet e mbrojtjes të Departamentit të Mbrojtjes, si dhe edukimin dhe trajnimin ushtarak”, thuhej në urdhër.
Ndaje me miqte