Biden: Putin të largohet nga pushteti
ATSH
27 Mars 2022
Udhëheqësi rus, Vladimir Putin nuk duhet të qëndrojë më në detyrë, tha presidenti amerikan Joe Biden në Varshavë, në mbyllje të vizitës së tij në Poloni.
“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë më në pushtet”, tha Biden në Varshavë të shtunën, pa përmendur emrin e presidentit rus.
Megjithatë, Biden e përmendi Putinin me emër disa herë gjatë fjalimit të tij, ndërsa herë të tjera ai thjesht e quajti atë si një “diktator”.
”Putin bëri një gabim strategjik në sulmin ndaj Ukrainës”, tha Biden.
“Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë”, tha ai.
”Njerëzit nuk duan të jetojnë në një botë të pashpresë dhe në errësirë”, theksoi Biden.
Ndaje me miqte