0030 210 33 18 483

Bilanci i përditësuar i COVID -19 në botë

ATSH 06 Prill 2020

PARIS, 6 prill /ATSH-AFP/ – Më shumë se 1 244 740 raste infektimi dhe 68 125 të vdekur  u regjistruan sot në 191 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Ndër këto raste, të paktën 238 800 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4 690 vdekje të reja dhe 75 522  raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë SHBA me 1 082 vdekje, Spanja me 674 dhe Britania e Madhe me 621.
Italia, e cila regjistroi vdekjen e saj të parë të lidhur me koronavirusin në fund të shkurtit, ka 14 681 vdekje për 119 827 raste. 766 vdekje dhe 4585 raste të reja u njoftuan sot atje. 19 758 persona konsiderohen të shëruar nga autoritetet italiane.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 81 669 raste, përfshirë 3 329 vdekje dhe 76 964 të shëruar. 30 raste infektimi dhe 3 vdekje u njoftuan midis të shtunës dhe të dielës.
Që nga dita e djeshme, Etiopia dhe Haiti kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19. Sudani i Jugut ka njoftuar rastin e parë të infektimit.
Europa – 664 514 raste (49 137 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 339 442 raste (9 477 viktima).
Azia – 118 570 raste (4 192 viktima).
Lindja e Mesme – 76 082 raste (3 794 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 30 539 raste (1 053 viktima).
Afrika – 8 921 raste (431 viktima).
Oqeania 6 675 raste (41 viktima).
 

Ndaje me miqte