0030 210 33 18 483

Bild publikon përgjime të reja, ku përfshihet edhe kryeministri. Reagimi i Ramës

17 Qershor 2019

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar të hënën disa përgjime të tjera të realizuar nga Prokuroria shqiptare, lidhur me zgjedhjet vendore në Dibër. Janë të paktën 16 përgjime në të cilat janë përfshirë dhe drejtuesë të institucioneve lokale.

Në disa prej përgjimeve përmenden shifra parashë që duhet të jepen në këmbim të votave, ndërsa drejtuesë të institucioneve lokale, si ai i drejtorisë arsimore, kërkojnë haptazi deklarimin e votës, nga vartësit e tyre, në favor të Partisë Socialiste. Në një pjesë të mirë të përgjimeve rezulton një përfaqësues lokal socialist Arben Keshi, i cili më pas është emëruar si drejtor në një prej institucioneve në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Kryeministri Rama i cili dëgjohet në një bisedë me Keshin për situatën e zgjedhjeve dhe rezultatin e pritshëm, reagoi duke u shprehur se sipas tij: “Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi!”.

Ai nxiti prokurorinë “të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla”, shkruan kryeministri në Twitter.

Tabloidi gjerman ka nisur publikimin e përgjimeve të reja të dosjeve të prokurorisë mbi hetimin e blerjes së zgjedhjeve në vitin 2017.

Në njërin nga përgjimet është vetë kryeministri Edi Rama që i telefonon një drejtori të Ministrisë së Brendshme, pjesë sipas “Bild” e dosjes 184 të zgjedhjeve në Dibër.

Arben Keshi: Hë shefi

Edi Rama: Hë mo si duket

Arben Keshi: Po mirë tek pritshmëritë jemi

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them se po, bazuar në ato që po na thonë komisionerët.

Edi Rama: Ashtu është?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë e?

Arben Keshi: Po deshën të më kapnin mua, punë dy minutash sa u futa tek shtabi sepse ishin duke më pritur tek hoteli ku fleja

Edi Rama: Cfarë do të bënim ty ata?

Arben Keshi: Ishin 50 veta. Asgjë besoj, këtë pjesën e presionit mendoj, jo kështu jo ashtu. Ai është legen ai, Flamur Noka

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka mo

Arben Keshi: Edhe djali sa doli më la mua, ata kujtuan se isha edhe unë në makinë. Rreth 50 veta. Jo se i bënë ndonjë gjë, sa e goditën. Ai iku dhe ata nuk e kapën dot.

Edi Rama: Më mirë mo, hajt se ç’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi realizuar objektivin?

Arben Keshi: Po këtu tek unë po. Mund të lëvizë me më pak me më shumë. Nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pasur top e?

Arben Keshi: Po po në rregull

Edi Rama: Okay, mirë vllai, hajt ciao

Arben Keshi: Ishalla, faleminderit

 

Përgjimi numër 2: Deputeti Socialist Artan Gaci shpreh vlerësimin e lartë që kryeministri Rama ka për drejtorin e Ministrisë së Brendshmë Arben Keshi.

 

Arben Keshi: Mirëmëngjes!

Deputeti Artan Caci: Mirëmëngjes, ça bëre?

Arben Keshi: Si ia kalove ti?

Artan Gaci: Mirë. Ishim me shefin e madhe edhe me superlativa për ty.

Arben Keshi: Faleminderit.

Artan Gaci: Jo, jo. Nga ai, nga ai. Unë po e po, por ai them

Arben Keshi: Faleminderit.

Artan Gaci: Më tregoi historinë e 2011-s e të gjitha. I ke pikët maksimale.

Arben Keshi: Inshallah kthehen në realitet mos të ngelen, se u bënë 3 vjet.

Artan Gaci: Jo jo. Do të bëhet. Kam besim të jashtëzakonshëm. E gjithë Maqellara vetëm ty. Ai është tha personi. Është tha, e ka kopsit, e ka bërë komplet gjithë gjënë. Edhe në 2011-n fitoi, por ashtu ndodhën me kutitë tha.

Arben Keshi: Hajd mo ça t’bosh. Ashtu ka qenë shkrujt.

Artan Gaci: Ai tha “është merita e Benit. Komplet”.

Arben Keshi: Rrofsh faleminderit.

Artan Gaci: Desha me ta thënë që te ashtu…

Arben Keshi: Rrofsh, rrofsh. Shumë faleminderit.

Artan Gaci: Hajde Beni, kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë.

Arben Keshi: Po, po, po.

 

Damian Gjiknuri: “Do të çoj disa çuna problematik aty”

Në përgjimet e publikuara sot nga gazeta ‘Bild’,  është përfshirë edhe ish-ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, njëkohësisht deputet i qarkut të Vlorës.

 

Damian Gjiknuri: Ça bohet?

Arben Keshi: Asgjë

Damian Gjiknuri: Ndonjë merak, ndonjë gjë?

Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani deputetët, se kanë ardhur ata të PD-së

Damian Gjiknuri: Tani do të vijnë ata, se si duket kanë fjetur pak se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do të vijnë.

Arben Keshi: Unë nuk kam fjetur fare

Damian Gjiknuri: E di, e di, tani janë duke ardhur.

Arben Keshi: Të dalin nëpër qendra, te njerëzit tanë.

Damian Gjiknuri: Patjetër

Arben Keshi: Vëzhguesit e tyre janë nga rrethet, nuk i njeh njeri.

Damian Gjiknuri: E di, ashtu i kanë sjellë ata sepse nuk kanë besim te të vetët. Nejse, unë do të çoj edhe disa çuna t’i kesh aty ti, një furgon, të jetë aty.

Arben Keshi: Mirë

Damian Gjiknuri: Do t’i nis disa që të rrijnë aty, do vijnë te shtabi jot për çdo rast. Por mos të dalin shumë ata sepse janë nga ata tipat problematik, po gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

 

Shefi i komisariatit 5: Kemi bllokuar nja 7 autobusë

Në një nga përgjimet e publikuara, zyrtari i Ministrisë së Brendshme Arben Keshi flet me shefin e Komisariatit numër 5 Sali Skurën.

Arben Keshi: Po.

Sali Skura: O Beni, Sala jam.

Arben Keshi: Hë mo, ca bëne.

Sali Skura: Ckemi, si ia çove

Arben keshi: Mirë, si ia kalove ti.

Sali Skura: Hë ç’bëhet andej?

Arben Keshi: Nuk e di. Mirë më duket, por ke parasysh thes i mbyllur.

Sali Skura: Po po po, si duket situata?

Arben Keshi: Po mirë.

Sali Skura: Flas a ka pjesëmarrje.

Arben Keshi: Aq o sa kanë marrë vazhdimisht. Ke parasysh te 52 përqindëshi, se nuk bëhet më.

Sali Skura: Si shkon Maqellara. Çfarë bëhet?

Arben Keshi: Se di, mirë , mirë, mirë. Të jemi të zotë vetë më mirë. Është zonë e palexueshme kjo.

Sali Skura: Po e vërtetë.

Arben Keshi: A erdhët shumë veta mbrëmë këtej mo?

Sali Skura: Si?

Arben Keshi: A erdhën shumë autobusë mbrëmë?

Sali Skura: Jo jo, nja 7 i bllokuam. Po po i kemi bllokuar. Të tjerët ia hodhën kështu me miqësi…

Arben Keshi: Shumë mirë.

Sali Skura: Mirë. Me kujdes vëlla. Hajde me fitore.

Arben Keshi: Rrofsh faleminderit.

 

Pjerin Ndreu bisedë me drejtorin e Arsimit në Dibër: Thuaji të dalë hapur me PS, ndryshe fluturon

Në një prej përgjimeve të publikuara nga “BILD”, deputeti i PS Pjerin Ndreu ka marrë në telefon drejtorin e arsimit në Dibër, Drini Gjeçin. Ndreu i ka kërkuar Gjeçit që të telefonojë drejtorin e një shkolle në fshatin Reç për të dalë hapur me votën për PS-në.

 

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjesi.

Dritan Gjeçi: Mirëmëngjesi

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Dritan Gjeçi: Po Pjerin. Si ia kalove?

Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ia kalon?

Dritan Gjeçi: Mirë jam mirë.

Pjerin Ndreu: Bëja një telefon këtij Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. Thuaji drejtorit të shkollës, thuaji të deklarojë votën hapur se ato mesazhet që i çon poshtë e përpjetë thuaj nuk janë shumë të këndshme. Deklaroje veten hapur atje se e ke për PS ndryshe ditën e hënë tregoja vetë se ku fluturon

Dritan Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

Dritan Gjeçi: Flas unë tani me të.

Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënën.

Dritan Gjeçi: E rregulloj unë atë punë.

Pjerin Ndreu: Deklaroje votën hapur për PS aty. Ose të deklarohet hapur për PS ose të gjej vend e të futet.

Dritan Gjeçi: Hajt se e mbuloj unë këtë punë.

 

Përgjimi tjetër

Drejtori i Shkollës: Alo mirëmëngjes drejtor

Drejtori rajonal i Arsimit: Mirëmëngjes si ia kalove? A je mirë, ku je

Drejtori i shkollës: Jam tek qendra e votimit

Drejtori Rajonal i Arsimit: A e more të tërë familjen me vete?

Drejtori i Shkollës: Familja ime? Jo ata nuk do vijnë të votojnë tani. Do ti marr më vonë.

Drejtori Rajonal i Arsimit: Dëgjo.

Drejtori i Shkollës: Po votoj vetë.

Drejtori Rajonal i Arsimit: Po cfarë qendre votimi voton.

Drejtori i Shkollës: Në Zallreç.

Drejtori Rajonal i Arsimit: Në Zallreç? Dëgjo sepse kam informacione jo të mira nga atje. Sot, vota jote dhe e familjes do të deklarohet haptazi. Nëse nuk deklarohet vota jote haptazi, vota jote dhe e familjes shko gjej një punë tjetër.

Drejtor i shkollës: Drejtor mos u shqetëso për këtë. A më dëgjon. Mos e vrit mendjen për atë punë.

Drejtori Rajonal i Arsimit: Ore do të deklarohet haptazi, kur them haptazi, haptazi.

Drejtori i shkollës: Mos e vrit mendjen fare, pa merak.

Drejtori Rajonal i Arsimit: Do ta deklarosh haptazi me të githë familjen.

Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull.

Ndaje me miqte