Bill Clinton në fjalimin e tij në Tiranë: Shqiptarët në Nju Jork e dinin axhendën time më mirë se unë! Këtë moment do ta ruaj si një thesar në jetën time
Tribuna News Network
03 Korrik 2023
Bill Clinton, presidenti i 42-të i SHBA-së, gjatë fjalimit të tij në Tiranë, shprehu vlerësimin për miqësinë e tij me popullin shqiptar. Ai u befasua pozitivisht kur disa fëmijë u paraqitën para kryeministrisë duke mbajtur mbiemrin e tij si emër, një shenjë e madhe vlerësimi për të. Clinton theksoi se në Nju Jork, vendin ku jeton, takon shumë shqiptarë dhe se ata janë mjaft të informuar për axhendën e vizitës së tij në Tiranë më shumë se ai vetë.
"Nuk kam fjalë. Nëse do të isha më i urtë, nuk do të thoja asgjë. Vërtetë jam pa fjalë. Dua të falënderoj kryeministrin, ministrat, të ftuarit dhe të gjithë popullin shqiptar që kanë qenë pjesë e kësaj dite të jashtëzakonshme. Ky moment do ta ruaj si një thesar përjetë. Që prej më shumë se 10 viteve, kur bashkëshortja ime ishte këtu si sekretare e shtetit, unë gjithmonë e pyesja se si po shkon situata, sepse kam pasur gjithmonë dëshirën të vizitoj Shqipërinë. Edhe pse jam një qytetar privat dhe nuk kam asnjë pushtet publik, ndihem i privilegjuar që mund të flas në emër të popullit amerikan në këtë çështje. Lidhur me këtë, pavarësisht dallimeve politike dhe fetare, ne jemi të përkushtuar për lirinë, forcën, integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha në lidhje me Kosovën. Unë dhe Hillary jetojmë në Nju Jork, që është një vend ku ka shumë shqiptarë, dhe i takoj ata gjithmonë në rrugë. Dua të tregoj një eksperiencë që pata: kalova pranë tre restoranteve shqiptare dhe njerëzit dolën dhe më treguan axhendën e vizitës sime në Tiranë. Është një nder që jam këtu sot bashkë me bashkëshortin e vajzës sime", - u shpreh Clinton.
Ndaje me miqte