Bisedë telefonike Tsipras - Rama
TV Tribuna
04 Prill 2019
Kryeministrat e Greqisë dhe të Shqipërisë kanë zhvilluar të enjten një bisedë telefonike.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia zyrtare ANA-MPA.
Sipas agjencisë, Tsipras e Rama kanë diskutuar mbi reformat e nevojshme që duhet të realizojë Shqipëria për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Agjencia njofton se kryeministri grek është fokusuar në çështjen e pronave të minoritarëve në bregdetin e Jonit, si dhe në aktet normative të ligjit për minoritetet.
Ata gjithashtu kanë diskutuar edhe për zhvillimet ekonomike dhe politike në rajon, njofton agjencia.
Komunikimi telefonik vjen vetëm pak ditë pasi Aleksis Tsipras paralajmëroi se Greqia mund të verë veto për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.
Ndaje me miqte