0030 210 33 18 483

Bizneset gjermane ‘në gatishmëri’ për të gjitha skenarët e Brexit

15 Mars 2019

Bizneset gjermane kanë bërë më të mirën në përgatitjen për të gjitha skenarët e mundshëm për largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian, por ende po shpresojnë për një Brexit të rregullt.
Kështu u shpreh gjatë shoqata e industrisë BDI. “Ne ende shpresojmë që traktati i daljes së Britanisë nga BE të miratohet pasi ne të gjithë po shikojmë në të njëjtën humnerë” -tha presidenti i BDI, Dieter Kempf.
Ligj vënësit britanikë votuan ditën e enjte për të kërkuar një vonesë në daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, duke i bërë të mundur Kryeministres Theresa Maj, të rinovojë përpjekjet për të marrë marrëveshjen e saj të divorcit të miratuar nga parlamenti javën e ardhshme.

Ndaje me miqte