0030 210 33 18 483

Biznesi: Parashikimet e buxhetit 2019 krijojnë një optimizëm të përmbajtur

Tribuna TV 22 Nentor 2018

Parashikimet e projektbuxhetit 2019 për rritje ekonomike 2,5% dhe për një suficit primar 3,6%, krijojnë një optimizëm të përmbajtur për ecurinë e vendit, ka vënë në dukje presidenti i Unionit Qendror të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Greqisë, Konstantinos Mihalos.

“Vendimi i qeverisë, që një pjesë e mirë e tepricës buxhetore t’u jepet në trajtën e dividentit social shtresave në nevojë, është i drejtë, pasi gjithë vitet e mëparshme një pjesë e madhe e shoqërisë jetonte nën nivelin e varfërisë. Parashikimet e projektbuxhetit 2019 për rritje ekonomike 2,5% dhe për një suficit primar 3,6%, krijojnë një optimizëm të përmbajtur për ecurinë e vendit”, nënvizon Mihalos në një deklaratë për shtyp.

“Masat që përfshihen në projektbuxhet, si ulja e ENFIA-s, reduktimi i kontributeve për sigurimet shoqërore, si dhe subvencionimi për sigurimet e punonjësve të rinj në moshë, në kombinim me uljen graduale të tatimeve për biznesin, përbëjnë një ndihmë të parë, që në të ardhmen duhet të bëhet më thelbësore”, vazhdon Mihalos.

“Sa i përket mosreduktimit të pensioneve (që do t’i kushtojë buxhetit 2,065 miliardë euro0, do të ketë impakt pozitiv për konsumin, duke i dhënë një shtysë zhvillimit ekonomik, por kufizon ndjeshëm hapësirat për oferta fiskale vitin e ardhshëm”, vëren kreu i Unionit të dhomave të tregtisë.

Ndaje me miqte