Bloomberg: Mosreduktimi i pensioneve, fitore e rëndësishme e Tsipras
Tribuna TV
22 Nentor 2018
“Kryeministri grek, Aleksis Tsipras mund të ndihet i lehtësuar që Komisioni Europian dha dritën jeshile për buxhetin e vitit 2019, që tashmë nuk përmban reduktimin e pensioneve – masë që duhej të zbatohej që nga fillimi i vitit të ardhshëm”, vlerëson agjencia Bloomberg.
“Evitimi i reduktimit të pensioneve përbën fitore të rëndësishme për Aleksis Tsipras, pasi përbën pikën kryesore të strategjisë politike, në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen vitin e ardhshëm. I jep (Tsiprasit) diçka ku të mbahet, teksa tregjet kanë goditur obligacionet e vendet dhe bankat pas daljes së Greqisë nga programi i shpëtimit, duke e bërë më të vështirë për kryeministrin që të promovojë tregimin e rifitimit të besimit nga investitorët”, vazhdon agjencia.
Ndaje me miqte