0030 210 33 18 483

Bonusi i lindjes, si e përfitojnë nënat emigrante

TV TRIBUNA 24 Janar 2020

Parlamenti grek ka miratuar të martën më 28 janar, ligjin për dhënien e bonusit të lindjes, çka do të thotë se për çdo fëmijë që lindet në Greqi, nënat përfitojnë një shpërblim prej 2.000 eurosh. Shpërblimin e përfitojnë gjithë nënat që kanë lindur fëmijë që nga 1 janari 2020.

Bonusi do të jepet me dy këste. Kësti i parë me vlerë 1.000 euro do të jepet menjëherë me lindjen e fëmijës, ndërsa dora e dytë brenda gjashtë muajsh.

Sipas zëvendësministre së punës, Domna Mihailidou, “bonusi ka karakter demografik dhe jo si kompensim social”.

Si përfituese e bonusit emërtohet nëna e fëmijës, me kusht që të ketë qëndrim të ligjshëm e të vazhdueshëm në Greqi.

Për nënat nga vendet e treta (emigrante), bonusi do të jepet vetëm nëse ajo ka qëndrim të ligjshëm në Greqi, të paktën nga viti 2012 e në vazhdim.

Ligji parashikon ndryshime edhe në kompensimin e fëmijës (epidoma paidiou).

Këtu ka një kusht specifik për të gjithë dhe një kusht tjetër për shtetasit nga vendet e treta.

Kushti për të gjithë është që fëmija duhet të ketë vërtetim të regjistrimit në shkollë dhe se nuk ka mbetur  në klasë për shkak të mungesave.

Për shtetasit e vendeve të treta, kushti specifik është që të kenë bërë deklaratë tatimore (Forolojiki dilosi) në Greqi, dhjetë vitet e fundit.

Sa i përket Kompensimit Social të Solidaritetit (KEA), emri i tij ndryshon dhe tashmë bëhet e Ardhura Minimale e garantuar (Elahisto Engiimeno eisodima).

Ndaje me miqte