0030 210 33 18 483

Bosi i Olimpiakosit, infektohet me Koronavirus

TV TRIBUNA 10 Mars 2020

Në kthetrat e Koronavirusit ka rënë edhe bosi i Olimpiakosit, biznesmeni i njohur Vangjelis Marinakis.

Marinakis e ka publikuar vetë faktin, nëpërmjet një statusi në profilin e vet në Facebook.

“Virusi i njohur “më bëri një vizitë” dhe e konsiderova si detyrim ta bëj publike. Ndihem mirë, teksa po marr gjithë masat e nevojshme dhe u bindem udhëzimeve të mjekëve; të njëjtën gjë u rekomandoj bashkëqytetarëve të mi. Na qofshin të shkuara!”.

Biznesmeni nuk jep detaje të tjera se si dhe ku mund të jetë infektuar nga virusi. Siç është bërë e ditur, Vangjelis Marinakis 20 ditët e fundit ndodhej në Britaninë e Madhe. Për shkak të aktiviteteve të tij të shumta, ka pasur shumë kontakte të përditshme. Marinakis është pronar i kompanisë së anijeve Capital, i Olimpiakosit, i ekipit Anglez Notingham Forest, i kompanisë mediatike Alter Ego që përfshin gazeta dhe televizionin Mega, është anëtar i këshillit bashkiak të Pireut, etj.

Është e qartë se po testohen edhe bashkudhëtarët e tij në avionin e kthimit nga Britania, si dhe persona me të cilët është takuar.

Ndaje me miqte