0030 210 33 18 483

Botërori, edhe Gjermania nuk i shpëton mallkimit...

Tribuna TV 28 Qershor 2018

Për adhuruesit e kombëtares gjermane nuk ka ngushëllim për eliminimin e parakohshëm, ani pse ky fund ishte paralajmëruar që në ndeshjen me Meksikën dhe mrekullia Kroos thjesht e zgjati ca edhe për ditë iluzionin...

Megjithatë, nuk ka si të mos bëjë përshtypje që gjermanët, u shtuan në listën e një tradite “të mbrapshtë” të krijuar 20 vitet e fundit: kampionët në fuqi (me përjashtim të Brazilit), janë eliminuar që në fazën e grupeve.

Kështu ndodhi me Francën në 2002, me Italinë në 2010, me Spanjën në 2014 dhe tani me Gjermaninë.

I vetmi përjashtim, siç thamë, është Brazili, kampion bote në 2002, që arriti deri në çerekfinale në botërorin që pasoi, atë të Gjermanisë në 2006.

Ji sa të duash ateist, por ja që zoti i ve në vend gjërat...



Hera e parë që Gjermania nuk kalon fazën e grupeve

Vijon komenti i agjencisë italiane ANSA:

Gjermania eliminohet si kurrë ndonjëherë nga një botëror, të cilin e ka fituar katër herë.

Vetëm në dy raste, nga viti 1930 deri sot, gjermanët nuk kanë marrë pjesë në fazat finale të turneut, në vitin 1930 dhe 1950.

Kurrë më parë, “Mannschaft” nuk ishte eliminuar që në raundin e parë, një turp futbollistik i paharrueshëm që do të kujtohet për vite.

Për më tepër, në 16 edicionet e mëparshme Gjermania ka arritur gjithnjë të paktën në çerekfinale.

I vetmi ekip që është eliminuar vetëm një herë në këtë fazë ka qenë Brazili në vitin 1966.

Edhe në vitin 1938 gjermanët u eliminuan në raundin e parë kundër Zvicrës por në atë kohë ishte me eliminime direkte.

Nga viti 1954 dhe më pas ka qenë një histori suksesesh.

Gjermani del kampione bote në Zvicër (1954), e katërta në vitin 1958, në çerekfinale në vitin 1962, finaliste në vitin 1966 dhe 1970, sërish kampionë në vitin 1974, eliminohet në fazën e dytë në vitin 1978, del finaliste në vitin 1982 dhe 1986, sërish kampione në vitin 1990.

Sukseset vazhdojnë duke dalë dy herë në çerekfinale në vitin 1994 dhe 1998. Finaliste në vitin 2002 dhe 2006, e treta në vitin 2010 si dhe sërish kampione në vitin 2014.

Ndaje me miqte